Detyra për të shkruar një tekst ne anglisht (p.sh., një hartim ose një raport ne gjuhen angleze) përbëhet
në të vërtetë prej gjashtë hapave të punës.
Nëse i njeh këta hapa dhe vazhdon sipas rendit të tyre, edhe puna do
të jetë më e tejdukshme, më e planifikueshme dhe më pak e frikshme!
Këshillat dhe teknikat në vijim të ndihmojnë për hapat e veçantë.
1. Gjej ide të mira për temat e tua!
2. Shoshite mirë ndërtimin e tekstit tënd dhe strukturoji
idetë!
Shumica e teksteve janë strukturuar në pjesët vijuese: hyrja/fillimi
– pjesa kryesore – pjesa përfundimtare. Për këtë arsye është
e dobishme këshilla në vazhdim:
• Merre një fletë A4 dhe ndaje në tri fusha. E sipërmja dhe e
poshtmja të jenë më të ngushta, kurse e mesmja më e gjerë.
Në fushën e sipërme shkruaj «Hyrja», në të mesmen «Pjesa
kryesore», kurse në të poshtmen «Pjesa përfundimtare».
• Shikoji tash idetë dhe shënimet e tua nga hapi 1 (cilëndoqoftë;
kllasterin, majnd-mepin,skedat). Mendoje mirë se cilën
ide mund ta përdorësh për tekstin tënd dhe cilës prej tri pjesë-
ve ajo do t’i përkiste.
• Shkruaji idetë dhe shënimet në tri fusha. Plotësoji ato, nëse
është e nevojshme, derisa të kesh bashkuar një ndërtim të
kuptimtë të tekstit tënd!
3. Shkruaje versionin e parë (projektin/skicën) të
tekstit tënd!
Në versionin e parë ende nuk duhet t’u kushtosh vëmendje speciale
drejtshkrimit dhe fjalive të bukura. Më e rëndësishmja është
rrjedha e arritur dhe teksti ‘të qëndrojë’ disi.
4. Gjeje një titull tërheqës për tekstin tënd!
Mendo për këtë: titulli duhet t’i interesojë dëgjuesit apo
lexuesit tënd. «A ia doli macja e vogël ta shpëtonte kokën?»
tingëllon, p.sh., shumë më tërheqëse se «Rrëfimi për macen».
5. Përpunoje skicën/projektin tënd!
Më së miri është që këtë ta bësh vetë i dytë ose në grupe të vogla
(kjo quhet «konferencë e shkrimit») me hapat vijues:
• Lexojua të tjerëve më parë projektin tënd
(gjithë tekstin përnjëherë).
• Diskutoni nëse nuk është kuptuar mirë
diçka. Nënvizoji këto vende.
• Diskutoni se a do të mund të bëhej
ndërtimi më tërheqës, më njohës dhe
më i qartë. Mbaj shënime për këtë.
• Lexoje tash projektin fjali për fjali. Diskutoje fjali për fjali nëse
do të mund të bëhej më mirë (fjalë më të qarta, fjali më të
thjeshta, stil më i bukur …).
• Shiko po ashtu edhe drejtshkrimin: Kanë filluar fjalitë me të
madhe, ka gabime të tjera? Rastet e dyshimta mund t’i sqaroni
me fjalor.
Nëse përpunimin e bën vetëm, atëherë së pari lexoje tekstin
edhe një herë në tërësi dhe përpiqu të marrësh me mend se a do
të mund ta kuptonte dikush tjetër të tërin. Shoshite mirë se a do
të mund të përmirësoje edhe diçka në ndërtim. Dhe, më në fund,
kontrolloje drejtshkrimin ne gjuhen angleze.
Projektin tënd po ashtu mbase mund ta lexojë edhe mësuesi a
mësuesja jote, i cili/e cila gjithashtu mund të të japë shtysa dhe
ide për përpunim.
6. Formoje tash versionin përfundimtar të tekstit tënd!
Kjo bëhet varësisht nga teksti dhe nga publiku ose në një fletë –
në një fletore – me vizatime dhe stolisur me ngjyra në një fletë të
madhe apo poster – ose e bërë me kompjuter. Sidoqoftë, përpiqu
gjithmonë që teksti yt të jetë atraktiv/tërheqës për të tjerët edhe
për sa i përket formës dhe dukjes së tij të jashtme!
No comments:
Post a Comment