Kontrollimi i drejtshkrimit ne gjuhen angleze

Kur është e rëndësishme të kontrollohet drejtshkrimi?

1. Nëse e shkruan një tekst dhe nuk je i sigurt se si shkruhet një fjalë e caktuar.

2. Nëse e përpunon një tekst dhe lidhur me të natyrisht e kontrollon edhe drejtshkrimin.

Posaçërisht është me rëndësi drejtshkrimi korrekt te të gjitha tekstet të cilat do të lexohen prej njerëzve të tjerë. Është më pak e rëndësishme te shënimet të cilat i bën vetëm për vete. Megjithatë, më së miri mësohesh ta kesh parasysh drejtshkrimin korrekt edhe në këto situata «private«.

Si ia bën më tej më së miri për ta kontrolluar drejtshkrimin? 

a) Nëse je i pasigurt në një fjalë të vetme:

  • Mendo mirë se a ekziston ndonjë rregull për problemin tënd. Fjalitë ose emrat e përveçëm, për shembull, gjithmonë nisin me një shkronjë të madhe. Prapëseprapë, për shumë fjalë të veçanta nuk ekziston asnjë rregull.
  • Shiko në fjalor.  «Gjetja shpejt e shpejt e diçkaje në fjalor ose në leksikon». Nëse nuk e gjen dot fjalën, shkruaje në variante të ndryshme dhe shikoje cili variant të duket më i përshtatshmi. 
  • Nëse ke kompjuter dhe internet, shpesh mund ta gjesh fjalën në internet. Kërko, p.sh., në Google në «Drejtshkrimi» ose «Fjalor anglisht shqip online». 
  • Nëse nuk ke fjalor në dorë, duhet ta pyesësh dikë. Nëse është fjala për një fjalë shumë të shpeshtë, mund të shfletosh po ashtu libra ose revista dhe ta kërkosh; mbase e gjen atje. Por, të shumtën e rasteve, kjo është shumë e lodhshme dhe nuk ia vlen. 
b) Nëse dëshiron që në fund ta kontrollosh edhe një herë tërësisht tekstin:


Bëj një ‹listë kontrolli› me rregullat më të rëndësishme. Kontrollo fjalë për fjalë, a i ke respektuar të gjitha rregullat në tekstin tënd. Listën e kontrollit gjithmonë mund ta përdorësh përsëri; natyrisht këtë po ashtu edhe mund ta plotësosh.
 Është mirë nëse rregullat i shkruan njësoj si pyetjet.
 Shembull:
 • I kam shkruar të gjitha fillimet e fjalive me shkronjë të madhe?
 • I kam shkruar me shkronjë të madhe emrat e përveçëm; të personave, shteteve etj.?
 • A kam vënë një presje te numërimet (apple, pear, nut)?

Nëse e ke shkruar tekstin në kompjuter, mund ta përdorësh programin e verifikimit të drejtshkrimit. Ai ta tërheq vëmendjen për fjalët e shkruara gabimisht dhe të propozon variantet korrekte. Prapëseprapë, disa gabime nuk i njeh as programi.

No comments:

Post a Comment