Sigurisht e njeh këtë situatë: Duhet ta shkruash një tekst ne anglisht (për shembull
një hartim, një raport ose një referat, nje eses ne gjuhen angleze) dhe absolutisht nuk ke asnjë
ide!
Këshillat dhe teknikat mësimore në vijim të ndihmojnë t’i kapërcesh
amullitë e mendimeve!
1. Shtendosu!
Merr frymë thellë, hapu gjerë e gjatë dhe çlirohu nga presioni!
Nëse tekstin duhet ta shkruash në shkollë, mos lejo të shpërqendrohesh
o të humbasësh sigurinë nga të tjerët, por mbylli sytë
dhe dëgjoje frymëmarrjen tënde!
Nëse tekstin duhet ta shkruash në shtëpi, mos prit deri në çastin
e fundit, por përvishju punës sa më herët. Pi diçka, shtendosu
dhe vazhdo me hapin 2.
2. Zgjidh njërën prej këtyre metodave për të gjetur
ide:
a) Metoda kllaster
Kjo metodë i hap udhë imagjinatës dhe parafytyrimeve të tua.
Ajo të ndihmon për mbledhjen e ideve dhe për gjetjen e një rrjedhe
të veprimit.
b) Metoda majnd-mep
Kjo metodë është e përshtatshme para së gjithash nëse duhet të
përpilosh një referat ose një tekst special referimi, ku struktura
dhe ndërtimi janë të rëndësishme prej fillimit.
c) Metoda me skeda
Priti rreth 20 fletë të vogla dhe vëri përpara. Mbylli sytë dhe prit
derisa të të bjerë ndër mend ndonjë mendim për temën tënde.
Shkruaje në një fletë /skedë. Çdo ide vihet në skedën e vet. Mbase
të duhet të presësh pakëz ose të lëvizësh nëpër dhomë derisa
të të bien ndër mend mjaft ide. Nëse i ke 10–12 skeda, shiko cilat
përputhen dhe do të mund të të jepnin një tekst.
Zhvendosi skedat dhe plotësoji me skeda të tjera, derisa përafërsisht
mund ta parafytyrosh tekstin!
No comments:
Post a Comment