Të ushtruarit me efektivitet ne anglisht

Njeriu shumë gjëra duhet t’i ushtrojë disa herë para se t’i njohë. Mendo se si ke mësuar si fëmijë i vogël t’i lidhësh këpucët, të lexosh dhe të shkruash! Të ushtruarit është i rëndësishëm në shkollë ...

a) … për gjërat që nuk bën t’i harrosh (drejtshkrimi, fjalët në gjuhë të tjera, 1x1-in e vogël, të dhënat ose formulat). Pa ushtrim dhe pa përsëritje, mësimin do ta harrosh përsëri dhe shpejt.
 b) … për veprimtaritë që nuk mund t’i përvetësosh me të parën herë (të shkruash bukur; disa ushtrime gjimnastikore, të këndosh diçka bukur etj.)
Të gjitha këto nuk do të mund t’i përvetësoje pa ushtrime. Nëse ke ndonjë detyrë për të cilën duhet të ushtrosh, janë të rëndësishme këshillat dhe teknikat në vijim:

Detyrat e tua ndaji në hapa dhe në pjesë. Mos i ushtro të gjitha njëherësh; ushtroje pjesë-pjesë, njërën pas tjetrës. Shembull: Nëse duhet të mësosh 35 fjalë (për drejtshkrim ose në një gjuhë të huaj), ndaji në pesë pjesë (5x7 fjalë). Ushtroje njërën pjesë pas tjetrës.

Mos e ushtro të njëjtën gjë tepër gjatë; bëje një pushim të shkurtër pas çdo çerek ore. Më mirë se një orë ushtrim për pjesë janë tri perioda të shkurtra ushtrimi prej 15 deri 20 minuta.

Lëndën e anglishtes e ushtruar patjetër përsërite disa herë gjatë 3–4 ditë- ve! Kjo është tepër e rëndësishme, sepse vetëm kësisoj ajo që e ushtron ti, mbetet në mënyrë të qëndrueshme në kokën tënde. Më së miri, orarin e ushtrimeve shënoje në planin tënd javor, kështu që nuk e harron.

Shembull: Ushtro dy pjesët e para në drejtshkrim ose fjalët në gjuhen angleze; herën e parë, p.sh., të hënën gjatë 2x15 minutave. Përsëriti këto fjalë të hënën para gjumit. Merri dy pjesët e tjera dhe përsëriti të martën. Ushtro gjatë 2x15 minutave dhe përsëriti para gjumit. Të mërkurën: Përsëritje e pjesëve 1–4; pjesa e re 5. Të enjten dhe të premten: Përsëriti të gjitha disa herë.

No comments:

Post a Comment